NJOFTIM PUNËSIMI – ASISTENTE, DEGA LUSHNJE 

 

“ASF” SHA është në kërkim të një kolegu të ri!

ASF bën thirrje për rekrutim stafi në pozicionine e punës: Asistente Dege Lushnje.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

• Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre.
• Të jetë person kontakti për zyrën.
• Të ndihmojë gjatë procesit të kredidhënies; në aplikim, procesim të të dhënave të klientit në sistemin e kredisë të ASF dhe në disbursim.
• Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik.
• Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës Drejtorit të Degës.

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

• Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose fusha relvante.
• Të ketë të pakën 1 vi përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit.
• Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
• Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët.
• Të jetë e organizuar dhe korrekte.
• Të pergatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës.
• Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike.

Aplikantët e  interesuar duhet të dorëzojnë: Kopje të CV-së & Letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 3 Prill 2026, ora 17:00.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

 

Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: burimenjerezore@staging.asf.al

ose në: “ASF” SHA – Selia

Adresa: Rr. Nikolla Lena, Hyrja 1, Ap.25, Tiranë, Shqipëri.