Fushata ndërgjegjësuese “Huamarrje e Zgjuar”

Performanca Sociale dhe
Projektet

ASF, përmes Misionit dhe Vlerave të tij, angazhohet të ndihmojë klientët të rrisin të ardhurat, të forcojnë sipërmarrjen dhe të marrin vendime financiare të informuara, duke kontribuar në uljen e varfërisë dhe përmirësimin e standardit të jetesës në komunitetet ku vepron.

Performanca Sociale

Raportimi i Treguesve të Performancës Sociale

Agro Social Fund vlerëson dhe raporton treguesit e performancës sociale për të gjitha palët e interesuara, si:

PRONARËT

që duan të vlerësojnë ndikimin social dhe mjedisor të investimeve të tyre.

KOMUNITETET

ku operojmë, të cilat duan të njohin kontributin tonë në shoqëri.

PUNONJËSIT

që duan të sigurohen për ndikimin social dhe mjedisor të institucionit ku punojnë.

KLIENTËT

që interesohen për ndikimin etik dhe social të produkteve dhe shërbimeve financiare.

PARTNERËT

që duan të informohen mbi ndikimin social të projekteve të zbatuara në bashkëpunim me ASF.

Agro Social Fund vlerëson, monitoron dhe synon përmirësimin e treguesve të performancës sociale duke respektuar standardet ndërkombëtare për matjen dhe raportimin e tyre.

Agro Social Fund vlerëson dhe i jep përparësi treguesve të mëposhtëm:

Numri i grave kliente të shërbyera

Ne besojmë se ndihma e dhënë një gruaje reflektohet më shpejt në mirëqenien e përgjithshme të familjes. Në Shqipëri, gratë kanë më pak mundësi ekonomike, siguri dhe pavarësi. Ne i mbështesim gratë të zhvillojnë aftësi profesionale, të nisin bizneset e tyre dhe të investojnë në mirëqenien personale dhe kujdesin për familjet e tyre.

Numri i klientëve që jetojnë në zona rurale

Suportimi i klientëve në zona rurale për të rritur aktivitetin e tyre bujqësor/blegtoral është një mënyrë efektive për të luftuar varfërinë. Përkrahja e tyre për të rritur fitimet nga shitja e prodhimeve është një mjet i qenësishëm në zhvillimin e këtyre zonave, të cilat lihen, relativisht, në harresë nga institucionet financiare.

Numri i vendeve të punës së qëndrueshme

Papunësia është elementi kryesor me të cilin luftojnë shumica e vendeve në zhvillim. Agro Social Fund kujdeset në mënyrë prioritare për të kredituar biznese që shërbejnë si burim të ardhurash për më shumë se një familje.

Vendet e punëve të krijuara

Agro Social Fund synon të kontribuojë në treg duke ndihmuar në krijimin e vendeve të reja të punës.

Numri i fëmijëve të cilëve u është përmirësuar jetesa

Me krenari Agro Social Fund vazhdon të përkrahë një ndër aspiratat më të ndjeshme të World Vision: “Rritjen e mirëqenies së qëndrueshme të fëmijëve brenda familjeve dhe komuniteteve, veçanërisht atyre më vulnerabël”.

Numri i klientëve nga grupet vulnerabël

Komunitetet “Rom” dhe “Egjyptian” janë grupet më të nënshërbyera në Shqipëri. Nisur nga kjo, suportimi i tyre ka qenë gjithmonë në fokus të drejtpërdrejtë të Agro Social Fund.

Numri i sipërmarrjeve të reja

Sipërmarrësit e rinj kanë potencialin për të ndërtuar një ekonomi të re gjeneruese dhe punë dinamike, ndaj do të jenë gjithmonë në fokus të Agro Social Fund për t’u mbështetur në idetë e tyre.

Bazuar në metodologjinë e matjes së performancës sociale, janë arritur:

1005 gra kliente

janë zhvilluar përmes mbështetjes së ASF gjatë vitit 2019.

808 klientë

në zona rurale dhe gjysmë-urbane janë mbështetur gjatë vitit 2019.

125 vende të reja pune

janë krijuar përmes ASF gjatë vitit 2019.

1600 vende pune

janë ruajtur përmes ndërhyrjeve të Agro Social Fund gjatë vitit 2019.

3500 fëmijë

kanë përmirësuar jetesën e tyre përmes ndikimit të ASF gjatë vitit 2019.

122 sipërmarrje të reja

janë mbështetur financiarisht nga Agro Social Fund gjatë vitit 2019.

150 klientë

nga grupe vulnerabël kanë marrë mbështetje financiare nga Agro Social Fund gjatë vitit 2019.

Parimet e Mbrojtjes së Klientit

Agro Social Fund është garantues i parimeve të mbrojtjes së klientit dhe mbështetës/promovues i praktikave më të mira në fushën e mikrokredisë. Parimet e Mbrojtjes së Klientit janë në përputhje me Parimet Ndërkombëtare të Sektorit të Mikrofinancës, si më poshtë:

Hartimi i Produkteve dhe Ofrimi i Përshtatshëm

Produktet ndërtohen duke marrë parasysh nevojat dhe kapacitetin e klientëve për të përballuar detyrimet, si dhe duke reflektuar opinionet dhe sugjerimet e tyre.

Shmangia / Parandalimi i Mbingarkesës me Borxhe

Ofrimi i kredive të përballueshme për t’u shlyer.

Transparencë

Klientëve u jepet informacion i qartë, i plotë dhe i kuptueshëm për kushtet, tarifat dhe detyrimet përpara marrjes së kredisë.

Çmime të Përgjegjshme

Çmimi dhe termat e tjera të kredisë (shuma, afati) janë të përballueshme dhe të arsyeshme për klientët, ndërkohë që i mundëson minimalisht ASF-së vetëqëndrueshmërinë.

Trajtim i Drejtë dhe me Respekt i Klientëve

Mosdiskriminim në asnjë formë apo mënyrë të klientëve tanë. Çdo punonjës i ASF-së respekton klientët dhe punon për t’i ofruar shërbimet në mënyrën më të drejtë dhe të respektueshme.

Konfidencialiteti i të Dhënave të Klientit

Agro Social Fund SHA respekton konfidencialitetin e të dhënave të klienteve të saj. Të dhënat e klientëve përdoren vetëm për qëllime të specifikuara në momentin e marrjes së kredisë sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Mekanizmat për Trajtimin dhe Zgjidhjen e Ankesave

Agro Social Fund është i përkushtuar të dëgjojë klientët duke u dhënë atyre një zë nëpërmjet mundësisë së kontaktit të drejtëpërdrejtë me stafin ose nëpërmjet formave të tjera zyrtare, të cilat janë të reklamuara në çdo zyrë apo dokument të lëshuar nga Agro Social Fund. Kjo nënkupton administrimin e reagimeve të tyre mbi produktet dhe shërbimet tona, si dhe reflektim të Agro Social Fund në shërbime të përmirësuara brenda një kohe të shkurtër.

Agro Social Fund është vazhdimisht në kërkim të projekteve që mund të ndihmojnë institucionin të arrijë performancë efektive dhe efikase; si dhe partnerë që mund të zgjerojnë ndikimin dhe veprimtarinë tonë në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

Code of Good Conduct

Në mbështetje të përpjekjeve tona të përditshme për të garantuar cilësinë më të lartë të shërbimit në kreditim, Komisioni Evropian i ka dhënë ASF-së certifikatën e përputhshmërisë me Kodin Evropian të Sjelljes për Ofrimin e Mikrokredisë.

Fushata “Borrow Wisely”

Bazuar në pjesëmarrjen tonë në fushatën “Borrow Wisely”, e cila synon të edukojë falas klientët tanë mbi mënyrën e huamarrjes së përgjegjshme, gjatë Konferencës së 24-t Vjetore të MFC-së morëm Çmimin për Angazhimin e Anëtarëve, për promovimin e standardeve globale të mbrojtjes së konsumatorit përmes kësaj fushate.

Vlerësimi Financiar

Gjatë vitit 2020, Agro Social Fund mori me sukses “Vlerësimin Financiar”, një certifikim që jep një opinion ekspert mbi qëndrueshmërinë afatmesme dhe besueshmërinë e një ofruesi shërbimesh financiare.