Rreth Agro & Social Fund
Agro Social Fund është i angazhuar të asistojë grupe të caktuara shoqërore që ballafaqohen me vështirësi ekonomike dhe të përjashtuar nga shërbimet financiare, të cilëve ju kufizohen mundësitë për të adresuar varfërinë, përmirësuar nivelin e jetesës, të ardhmen e fëmijëve dhe komuniteteve ku jetojnë.
- Nga Dhjetor
2016Fondi Besa është pronari dhe Ortaku i vetëm i këtij institucioni me zotërimin e 100% të aksioneve.
- Nëntor
2016VisionFund International vendos tërheqjen e përfaqësisë së tyre nga Shqipëria, kështu që në muajin Dhjetor 2016, u arrit marrëveshja e shitjes së institucionit tek Fondi Besa sh.a.
- Dhjetor
2009Agro & Social Fund mori licencën nga Banka e Shqipërisë Nr.17, si Institucion Financiar i Mikrokredisë.
- 2009
Kaloi institucioni mikrofinanciar me status ligjor “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar” - Vision Fund Albania.
- 2001
Krijohet “Building Future” si program mikrofinanciar i World Vision Albania, fillimisht me hapjen e zyrës së parë në Lezhë.