NJOFTIM PUNËSIMI – OFICER KREDIE, DEGA TIRANË 

 

Shoqëria “Agro & Social Fund” shpk, e pajisur me NUIS K71616007M, me objekt veprimtarie si Institucion Mikrofinanciar, po kërkon një punonjës për pozicionin e punës “Oficer Kredie”, që do t’i bashkohet stafit të Degës Rajonale Tiranë.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies.

• Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren.
• Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë.
• Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit, duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët.
• Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit.
• Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet.
• Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejtë në biznes/familje.
• Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

• Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
• Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave.
• Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në terren.
• Të ketë aftësi negociuese.
• Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit.
• Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit.
• Të jetë i aftë të bëjë analizë financiare për aktivitete të ndryshme biznesi.
• Të dijë të përdorë mirë kompjuterin.
• Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës.
• Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme.

Aplikantët e  interesuar duhet të dorëzojnë: Kopje të CV-së & Letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 23 Maj 2025, ora 17:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: burimenjerezore@asfund.org

ose në Agro & Social Fund sh.p.k – Selia

Adresa: Rr. Nikolla Lena, Hyrja 1, Ap.25, Tiranë, Shqipëri.