NJOFTIM PUNËSIMI – SPECIALIST LOGJISTIKE DHE ADMINISTRATE

ZYRA QËNDRORE TIRANË

 

Agro & Social Fund sh.p.k ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

• Përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimeve dhe shërbimeve në ASF.
• Koordinon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mirëfunksionimin e zyrave të ASF.
• Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike.
• Kujdeset për mirëmbajtjen e auomjeteve dhe shpenzimet përkatëse.
• Përgjegjës i drejtpërdrejtë për blerjet e produkteve dhe shërbimeve në ASF.

 

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

• Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare, niveli Bachelor, në fushën relevante.
• Të ketë të paktën një dy vite eksperiencë pune në këtë profil.
• Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.

 

Të gjithë kandidatet duhet të dergojnë dokumentet e mëposhtme ne adresën tonë të email-it: burimenjerezore@asfund.org

Data e aplikimit të fundit: 31 Maj 2021, ora 17:00

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *