Ekipi
Menaxhues
Rozana Orozi
Drejtore Ekzekutive
Znj. OROZI është ekonomiste dhe ka ekspertizë e përvojë profesionale të gjatë në sektorin financiar, kryesisht në zhvillimin e mikrofinancës dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo ka qenë e angazhuar në sektorin publik dhe është marrë kryesisht me zhvillimin e SME-ve e çështjet e mbrojtjes së konsumatorit dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave publike rreth tyre.
Prej vitit 2001 është angazhuar drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorit të mikrofinancës, duke kontribuar në nivele të ndryshme drejtimi pranë Fondit BESA dhe prej vitit 2019 drejton në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv Agro & Social Fund. Znj. OROZI u diplomua në vitin 1998, për Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës, në nivelin Master me rezultate shumë të larta.
Ajo ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe praktikash në organizata të ndryshme ndërkombëtare, si Microfinance Centre, Agence Intergouvernementale de la Francophonie, Bankakademie-Germany, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke dhe Ministria e Ekonomisë Kombëtare e Republikës Greke. Është e martuar dhe nënë e dy djemve. Ka pasion muzikën, luan violinë, si edhe letërsinë, duke shkruar poezi dhe ese.
Sefedin Sula
Drejtor i Departamentit të Kredisë
Z. Sula është diplomuar për Menaxhim Biznesi në Universitetin e Tiranës dhe ka ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Ka përvojë në mikrofinancë, burime njerëzore dhe menaxhim projektesh.
Ka mbajtur disa pozicione drejtuese në sektorin financiar dhe aktualisht drejton Departamentin e Kredisë në Agro & Social Fund. Ka ndjekur trajnime profesionale të specializuara dhe është i apasionuar pas udhëtimeve dhe mësimdhënies.
Daniela Qyra
Drejtoreshë e Departamentit të Financës
Pas një eksperience si menaxhere financiare në një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, znj. Qyra kontribuoi në formimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ka përfunduar studimet për Financë në Universitetin e Tiranës dhe ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në analizë financiare dhe menaxhim.
Ekspertiza e saj përfshin raportim financiar, planifikim strategjik, përputhshmëri rregullatore dhe menaxhim të performancës. Ajo kontribuon në mbështetjen e komuniteteve përmes zgjidhjeve financiare të qëndrueshme dhe të aksesueshme.
Teuta Kinkaj
Drejtoreshë e Departamentit të Riskut
Znj. Kinkaj është diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe ka përfunduar studime të mëtejshme për Menaxhim Biznesi në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Ka përvojë në sektorin privat dhe në mikrofinancë, duke u fokusuar në menaxhimin e riskut dhe kontrollin e proceseve.
Që prej vitit 2018 është pjesë e Agro & Social Fund dhe në vitin 2023 u emërua Drejtoreshë e Departamentit të Menaxhimit të Riskut. Ka ndjekur trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit dhe është e apasionuar pas leximit dhe udhëtimeve.
Anduena Karapici
Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe Departamentit Ligjor
Znj. Karapici ka përvojë në sektorin e mikrofinancës që prej vitit 2017. Ajo drejton Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe atë Ligjor në Agro & Social Fund. Ka përfunduar studimet për Administrim Biznesi dhe ka ndjekur programe profesionale në menaxhim dhe burime njerëzore.
Ka marrë pjesë në programe zhvillimi profesional në institucione si GIZ dhe USAID. Të udhëtuarit dhe eksplorimi i kulturave historike të një vendi janë pasioni i saj.
Gentiana Sheshi
Drejtoreshë e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit
Znj. Sheshi është diplomuar në Shkenca Natyrore dhe ka mbi 25 vite përvojë në mikrofinancë, administrim, implementim projektesh dhe teknologji informacioni. Iu bashkua Agro & Social Fund në vitin 2006.
Ekspertiza e saj përfshin zhvillim softuerësh, raportim MIS, menaxhim bazash të dhënash dhe administrim rrjetesh. Është e certifikuar Microsoft Office Trainer dhe ndjek vazhdimisht programe trajnimi profesional.