Kredia Jeshile
Kjo kredi synon investimet që përmbushin kriteret e eficencës së energjisë dhe që japin kontribut në ruajtjen e mjedisit, si:
- Investime në pajisje bujqësore ose ndërtimi me vit prodhimi jo më larg se 2019, me eficencë energjie të lartë dhe me emetim të ulët të gazrave serrë. Identifikimi i vitit të prodhimit të jetë me faturat e blerjes dhe/ose certifikata shoqëruese të mjetit të cilat të vërtetojnë edhe konsumin e energjisë, si dhe nivelin e emetimit të gazrave serrë.
- Investim në automjete elektrike ose hibride.
- Investime në sisteme fotovoltaike.
- Investim në panele diellore për ngrohje ajri dhe/ose uji.
- Investim në dritare (me dy ose tre xhama).
- Investim për izolim të mureve të jashtëm të ndërtesave ekzistuese me element termoizolues.
- Investim në sistem ujitje me pika.
- Investim në ferma të cilat kanë certifikim për prodhim produkte organike.
Kujdes! Huamarrja e parave kushton para.
Apliko tani