Performanca Sociale
|
Projekte
Kiva është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, e
themeluar në vitin 2005, me mision për të lidhur dhe bashkuar
njerëzit përmes huadhënies dhe zbutjes së varfërisë. Kiva synon
të ofrojë mundësi për huamarrës në mbarë botën, veçanërisht në
vendet në zhvillim, përfshirë Shqipërinë.
Vizioni i Kiva-s është një botë financiare gjithëpërfshirëse,
ku të gjithë njerëzit kanë fuqinë për të përmirësuar jetën e tyre.
Kiva operon përmes crowdfunding-ut përmes një platforme dixhitale
për t’i lidhur klientët e institucioneve të kreditimit me bankat,
duke përmirësuar cilësinë dhe koston e shërbimeve financiare dhe
duke reduktuar pengesat e aksesit në financë në mbarë botën.
Përmes punës së Kiva-s, studentët mund të paguajnë arsimin, gratë
mund të fillojnë biznese, fermerët mund të investojnë në pajisje
dhe familjet mund të përballojnë shpenzime të nevojshme. Kiva
operon si një fondator financiar për huamarrësit përmes
bashkëpunimit me institucione vendore.
Marrëveshja mes Agro Social Fund dhe Kiva-s filloi në Prill 2012
(në atë kohë Vision Fund Albania). Gjatë kësaj periudhe,
Agro Social Fund ka disbursuar 55.5 milion USD fonde nga Kiva
në emër të klientëve të saj.
Swisscontact është një fondacion zviceran i fokusuar në
bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim. Ai është i pranishëm në
Shqipëri që nga viti 1993 me projekte në formimin profesional,
integrimin në tregun e punës dhe zhvillimin ekonomik.
Swisscontact ka nisur projektin C4EE, i cili synon të integrojë
të rinjtë (15–30 vjeç) nga kategori të margjinalizuara në punë të
qëndrueshme dhe biznese të reja përmes mbështetjes së trajnimeve
dhe aksesit në punësim. Pjesëmarrësit në trajnim pajisen me aftësi
për të fituar dhe për të qenë aktivë në shoqëri. Swisscontact
synon të mbështesë sipërmarrjet. Projekti do të zgjasë deri në vitin
2020 me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi për të financuar
iniciativa të vetëpunësimit.
Objektivat e bashkëpunimit Agro Social Fund dhe Swisscontact:
-
Zhvillimi i një ose më shumë produkteve të përshtatura për
kategori të margjinalizuara dhe rritja e përfshirjes financiare
për këtë grup.
-
Mundësimi i aplikimit për kredi nga sipërmarrës të vegjël,
përfshirë të rinj të trajnuar, nga sektorë të ndryshëm.
-
Rritja e qarkullimit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të vogla
të suksesshme, duke çuar në rritje të të ardhurave dhe
përmirësim të jetesës së sipërmarrësve, si dhe krijim vendesh pune.
-
Krijimi i një platforme tregu për të bashkuar sektorin privat
dhe sipërmarrësit.
-
Përmes bashkëpunimit me zyrat lokale të Swisscontact në shumicën
e qyteteve të Shqipërisë dhe lidhjeve të krijuara me Agro Social
Fund, do të bëhet e mundur prezantimi i grupit të interesit me
burime financiare dhe produkte të krijuara posaçërisht për ta.
Grupi i synuar / klientë potencialë
Biznese të reja
Biznese ekzistuese që duan të zgjerojnë aktivitetin, të krijojnë
vende të reja pune dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës.
Diakonia Agapes është zyra për zhvillim social dhe emergjenca e
Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ajo shpreh dashurinë e
Zotit për njerëzimin dhe punon me të gjithë njerëzit në Republikën
e Shqipërisë dhe rajonin për të zhvilluar shpresë, ndershmëri,
besim dhe iniciativë përmes programeve integruese zhvillimore,
sociale dhe arsimore.
Agro Social Fund dhe Diakonia Agapes
Në muajin Nëntor 2019, ndërmjet Agro Social Fund shpk (ASF) dhe
Fondacionit “Fryma e Dashurisë” – Diakonia Agapes u lidh
marrëveshja “PËR NXITJEN E SIPËRMARRJES NË RAJONIN E ELBASANIT
NËPËRMJET KREDITIMIT”, qëllimi i të cilës është lehtësimi dhe
ngritja e një sistemi që mundëson banorët e Njësive Administrative
Gjinar, Shushicë dhe Tregan – Bashkia Elbasan të kenë më shumë
akses ndaj mikrokredisë për investime në turizëm, bujqësi,
shërbime, etj. Qëllimi i përgjithshëm i programit është
përmirësimi i gjendjes sociale dhe ekonomike të komuniteteve
lokale në njësitë administrative Shushicë, Gjinar dhe Tregan,
të Bashkisë Elbasan.
Rezultatet e pritshme:
Bashkëpunim mes fermerëve dhe ofruesve të shërbimeve turistike
për të rritur të ardhurat përmes rritjes së aksesit në treg,
bazuar në kërkesën e konsumatorit.
Fermerët dhe ofruesit e shërbimeve turistike të ndërtojnë dhe
mirëmbajnë marrëdhënie me interes të ndërsjellë në kuadër të
një tregu funksional lokal.
Institucionet të ofrojnë shërbime publike të përshtatshme
për aktorët lokalë.
Gratë të fuqizohen ekonomikisht dhe socialisht.
Dorcas Aid International Foundation (DAI) është një fondacion
jofitimprurës me veprimtari bamirëse në Shqipëri, që synon të
krijojë ndryshim të qëndrueshëm për ata që jetojnë në varfëri,
përjashtim apo krizë.
Agro Social Fund dhe DAI
Programi trevjeçar “Promovimi i Sipërmarrjes në Rajonin e Tropojës
përmes Kreditimit” filloi zbatimin në Prill 2018 në Bashkinë Tropojë.
Grupi i synuar përfshin të varfrit, si dhe familjet në zona urbane
dhe rurale që janë prekur nga migrimi i brendshëm. Fokusi është
tek të rinjtë dhe gratë. Partnerë të tjerë përfshijnë DORCAS
Albania, Agro Social Fund dhe Shoqatën “Rruga e Re”. Ky program
synon të rrisë aksesin e familjeve rurale dhe urbane në Tropojë
në mikrokredi për investime në turizëm, bujqësi dhe blegtori,
tregti, shërbime etj.
Ky projekt erdhi pas një vlerësimi të situatës sociale dhe
ekonomike të familjeve në zonat urbane dhe rurale të Bashkisë
Tropojë dhe identifikimit të kufizimeve e instrumenteve që mund
të lehtësojnë varfërinë dhe të nxisin zhvillimin.
Projekti synon të sjellë ndryshim në tre drejtime:
Në nivel individual
Rritjen e kapaciteteve të familjeve dhe mbështetjen e tyre për
akses në shërbime bazë ekonomike, sociale dhe shpirtërore
(në rastin e familjeve të varfra) ose për të materializuar
përpjekjet zhvillimore (në rastin e familjeve që kanë nisur
një sipërmarrje të vogël).
Në nivel komuniteti
Rritjen e të ardhurave në familje përmes pjesëmarrjes në
aktivitete komunitare, aktivitete sigurie dhe advokim për
shërbime publike të përshtatshme. Gjithashtu, synon të krijojë
dhe promovojë bashkëpunim mes familjeve nga sektorë të ndryshëm
(fermerë, ofrues turizmi etj.) për përfitim të ndërsjellë.
Në nivel social
Rritjen e kapaciteteve të institucioneve publike, veçanërisht
Bashkisë, për të ofruar shërbime sociale, si dhe rritjen e
ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë për formulimin e politikave
dhe akteve nënligjore në përputhje me nevojat vendore.
Promovimi i rolit ekonomik të grave, barazia gjinore, fuqizimi
dhe advokimi për shërbime publike të përshtatshme do të jetë
prioritet në të gjitha fushat e ndërhyrjes.