NJOFTIM PUNËSIMI – SPECIALIST I ANALIZËS STATISTIKORE DHE RAPORTIMEVE

ZYRA QËNDRORE, TIRANË

 

Agro & Social Fund sh.p.k (ASF) ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

• Është personi përgjegjës për zbatimin e standarteve IFRS për përllogaritjet e provigjoneve;
• Njeh standartet e IFRS dhe azhornohet me perditesimet dhe zbatimet e tyre;
• Ka aftesi të forta analitike për të nxjerrë përfundime nga analiza të thelluara statistikore mbi databazën e të dhënave për t’u vënë në dispozicion për manaxhmentin, për vendimarrje të duhura;
• Vlerëson risqet dhe Analizon të dhëna të ndryshme, me metoda statistikore për vlerësimin e risqeve me qëllim mundësimin e vendimarjeve të duhura;

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

• Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare, niveli Master, në fushën relevante;
• Të ketë të paktën një dy vite eksperiencë pune në këtë profil;
• Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
• Të ketë njohuri mbi programe për analiza;

 

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë: Kopje të CV-së & Letër interesi
Data e mbylljes së aplikimeve është: 20 Shkurt 2022 ora 17:00 Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: burimenjerezore@asfund.org
ose në Agro & Social Fund sh.p.k – Tiranë Rr: “NikollaLena”,Hyrja 1, Ap.25, Tiranë.