Fushata ndërgjegjësuese “Huamarrje e Zgjuar”

Kredia Jeshile

Kjo kredi synon investimet që përmbushin kriteret e eficencës së energjisë dhe që japin kontribut në ruajtjen e mjedisit, si:

  • Investime në pajisje bujqësore ose ndërtimi me vit prodhimi jo më larg se 2019, me eficencë energjie të lartë dhe me emetim të ulët të gazrave serrë. Identifikimi i vitit të prodhimit të jetë me faturat e blerjes dhe/ose certifikata shoqëruese të mjetit të cilat të vërtetojnë edhe konsumin e energjisë, si dhe nivelin e emetimit të gazrave serrë.
  • Investim në automjete elektrike ose hibride.
  • Investime në sisteme fotovoltaike.
  • Investim në panele diellore për ngrohje ajri dhe/ose uji.
  • Investim në dritare (me dy ose tre xhama).
  • Investim për izolim të mureve të jashtëm të ndërtesave ekzistuese me element termoizolues.
  • Investim në sistem ujitje me pika.
  • Investim në ferma të cilat kanë certifikim për prodhim produkte organike.

Kujdes! Huamarrja e parave kushton para.

Apliko tani