NJOFTIM PUNËSIMI – SPECIALIST MIS, ZYRA QËNDRORE

 

Agro & Social Fund sh.p.k ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

• Bën hedhjen me kujdes të të dhenave operative në sistem brenda afateve të përcaktuara.
• Bën kontrollin dhe verifikimin e saktësisë së informacionit me dokumentacionin origjinal të bankës.
• Hedhje e transaksioneve të kredive.
• Kryen rakordim ditorë dhe mujor për transaksionet e kryera dhe plotësim të formave (template-ve) përkatëse të institucionit.

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

• Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik, profili Financë.
• Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme.
• Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.

 

Të gjithë kandidatet duhet të dergojnë dokumentet e mëposhtme ne adresën tonë të email-it: burimenjerezore@asfund.org

Data e aplikimit të fundit: 31 Mars 2021 ora 17:00

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *